info@buecher-doppler.ch
056 222 53 47
Warenkorb
Ihr Warenkorb ist leer.
Gesamt
0,00 CHF
  • Start
  • Muzika Tradicionale Shqiptare: Pervijimi Historik

Muzika Tradicionale Shqiptare: Pervijimi Historik

Angebote / Angebote:

Fryt i një veprimtarie hulumtuese më tepër se 20-vjeçare, seria gjashtë-librore Muzika tradicionale shqiptare synon që të japë një pamje sa më të gjerë e sa më të thellë të aspekteve më kryesore, estetiko-sociale e strukturoro-formale, të universit muzikor tradicional shqiptar. Përmbajtja e saj është e ndërlikuar, komplekse, shumë-dimensionale, duke shqyrtuar një mori çështjesh, midis të cilave më kryesoret ndoshta do të mund të formuloheshin në këtë mënyrë: i) çështje të muzikës tradicionale shqiptare në përgjithësi, si: thelbi lëndoro-substancial, thelbi strukturoro-formal, thelbi nacional, thelbi estetik universal, etj., ii) çështje të dialekteve kryesore të muzikës tradicionale shqiptare-dialektit muzikor geg, dialektit muzikor tosk, dialektit muzikor lab, dialektit muzikor qytetar--, si: tipare dalluese, mjete shprehëse, stile muzikore, zhanre muzikore, etj., iii) çështje të bashkëveprimit midis muzikës tradicionale shqiptare dhe muzikës së popujve të tjerë, si: muzikës tradicionale të popullit grek, asaj të popullit arumun, muzikës profesioniste të popullit turk, etj., iv) çështje të së ardhmes së muzikës tradicionale shqiptare, etj. Përsa i takon përmbajtjes, çdo libër i serisë mund të qëndrojë, në të njëjtën kohë, si i pavarur, ashtu edhe i varur, nga librat e tjerë. LIBRI: Libri VI, Muzika tradicionale shqiptare: Përvijimi historik, trajton çështje themelore estetiko-sociale të muzikës tradicionale shqiptare, midis të cilave përmendim: përfytyra etniko-kombëtare, festivalet folklorike kombëtare, vijueshmëria historike, përpunimi, të shërbyerit si lëndë e muzikës profesioniste, detyra themelore të etnomuzikologjisë shqiptare, etj. Në shumë pikëpamje, Libri VI mund të shërbejë dhe shërben si përfundim themelor estetiko-social për tërë serinë gjashtë-librore.
Fremdlagertitel. Lieferzeit unbestimmt

Preis

63,00 CHF

Artikel, die Sie kürzlich angesehen haben